Mbrojtësi Manuel Akanji është i vendosur të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të këtij edicioni, ka raportuar “Kicker” të hënën.
Bëhet e ditur se ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me Dortmundin që i skadon vitin e ardhshëm, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe Sebastian Kehl që prej sezonit të ri do të jetë drejtor sportiv i ekipit.
“Manueli ka kontratë deri në vitin 2023 dhe ka refuzuar ta rinovojë, kështu që nuk ka asgjë të re për momentin. Jemi vazhdimisht në kontakte me të dhe do të shohim se çka do të ndodhë pas përfundimit të sezonit”, është shprehur Kehl. Akanji 26-vjeçar ka 37 paraqitje për Dortmundin këtë sezon, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro. Ai iu bashkua ekipit gjerman nga Baseli në vitin 2018, kurse interesim për shërbimet e tij, kanë shfaqur Juventusi, Manchester Unitedi, Arsenali, Milani e Bayerni.