Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier do të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të sezonit aktual.
“Kicker” ka njoftuar të martën se klubi gjerman ka vendosur ta nxjerrë belgun në shitje, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Meunier ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.
31-vjeçari nuk ka dashur ta vazhdojë bashkëpunimin me Dortmundin, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin që e ka pasur në dispozicion këtë edicion. Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka vetëm një asistim.
Meunier është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini.
Artikuj të ngjashëm