Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Meunier do të transferohet në Itali

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier, do të largohet këtë verë nga Borussia Dortmundi për t’u transferuar në Itali, ka shkruar “Football-tItalia” të hënën. Juventusi, Interi dhe Milani janë skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit belg që ka shprehur gatishmërinë për t’u larguar nga Gjermania.

Ai ka kontratë me Dortmundin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro.

31-vjeçari është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020, por edicionin e fundit nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme.

Ka bërë 1 asistim në 18 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Para Dortmundit, Meunier karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, Brugge e Virtoni. Ai ka edhe 62 paraqitje dhe 8 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Belgjikës.