Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Meunier mund të kalojë në La Liga

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier mund të largohet nga Borussia Dortmundi për ta vazhduar karrierën në Spanjë.

Sajti “Sport” ka raportuar të premten se për shërbimet e belgut po interesohet skuadra e Barcelonas. Te Barça janë të gatshëm të ofrojnë dhjetë milionë euro për 30-vjeçarin.

Meunier iu bashkua Dortmundit në vitin 2020 dhe sezonin e fundit në 25 paraqitje ka shënuar dy gola e ka bërë pesë asistime.

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2024, ndërsa ka luajtur për katër sezone edhe te Paris Saint-Germaini.