Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier, është i vendosur të qëndrojë te Borussia Dortmundi këtë edicion, përkundër ofertave që ka marrë. “Bild” ka raportuar të hënën, se Meunier ka refuzuar Manchester Unitedin e Barcelonën, pasi dëshiron ta respektojë kontratën që e ka me ekipin gjerman.
Ai ka thënë se ndihet i lumtur te Dortmundi, ndërsa qëndrimin e tij e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Sebastian Kehl.
Belgu 30-vjeçar iu bashkua Dortmundit në vitin 2020 nga Paris Saint-Germaini dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë edicion, ai ka tri paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm