Sport

Akanji refuzon ofertën e Dortmundit

Manuel Akanji mund të largohet nga Borussia Dortmundi. Sipas së përditshmes “Bild”, mbrojtësi ka refuzuar dy ofertat e klubit gjerman për të mbetur në skuadër.

26-vjeçari nuk është pajtuar me kushtet e ofruara duke kërkuar rritje page për të mbetur “Signal Iduna Park”.

Kontrata aktuale zviceranit i skadon në qershor të këtij viti.

Akanji është pjesë e Dortmundit që nga viti 2018, kur u transferua nga Baseli.