Manuel Akanji i Dortmundit, karrierën mund ta vazhdojë në Angli.
Reprezentuesi i Zvicrës ka gjasa të mëdha të transferohet te skuadra e Manchester Cityt.
“The Athletic” raporton të martën se City është ne negociata të avancuara me Dortmundin dhe marrëveshja është afër të arrihet.
City është i gatshëm të paguajë 17.5 milionë euro për mbrojtësin 27-vjeçar i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman.
City është afër ta fitojë garën me Milanin dhe Interin që po ashtu kishin shfaqur interesim për Akanjin.