Skuadra e Manchester Unitedit i ka bërë ofertë zyrtare Borussia Dortmundit për qendërmbrojtësin Manuel Akanji, përcjellë “Bild”.
Bëhet e ditur se Unitedi ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës në fund të këtij sezoni. A
kanji është njëri prej lojtarëve më stabil te Dortmundi dhe ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit të ardhshëm.
26-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 28 paraqitje kurse Dortmundit iu bashkua në vitin 2018. Ai ka edhe 38 ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës.
Artikuj të ngjashëm