Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Akanjin

Manchester Unitedi është i interesuar në transferimin e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundit, Manuel Akanji, shkruan të mërkurën “Sport1”.

Sipas mediumit gjerman, trajneri Ralf Rangnick është adhurues i madh i mbrojtësit zviceran, i cili ëndërron që një ditë të jetë pjesë e Premier Leagues. Kontrata e Akanjit me Dortmundin skadon në verën e vitit 2023. Ai vlerësohet rreth 30 milionë euro. Ka edhe disa skuadra tjera angleze që janë të interesuara për shërbimet e Akanjit, por emrat e atyre skuadrave nuk janë bërë të ditura.

Artikuj të ngjashëm