Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City zyrtarizon Akanjin

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka zyrtarizuar qendërmbrojtësin Manuel Akanji.

Zvicerani është prezantuar të enjten te City, ekip të cilit iu bashkua nga Borussia Dortmundi.

27-vjeçari me Cityn ka firmosur kontratë deri në vitin 2027, ndërsa detajet e marrëveshjes me Dortmundin nuk janë publikuar. Akanji te skuadra angleze do ta bartë fanellën me numrin 25. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Cityt dhe me padurim pres të luaj me këtë fanellë”, ka thënë Akanji në sajtin zyrtar të Cityt.

Artikuj të ngjashëm