Manuel Akanji iu bashkua Interit në afatin kalimtar të verës nga Manchester City në formë huazimi, deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Interi dëshiron që ta blejë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Zvicrës, Akanji, ka bindur me paraqitje drejtuesit e “nerazzurrëve”. 30-vjeçari me Interin deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje në të gjitha garat.
Akanji ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2027. Qendërmbrojtësi refuzoi oferta nga Galatasaray dhe Milani.
Dëshira e Akanjit ishte të luante në Ligën e Kampionëve me Interin. Karrierë ka bërë edhe te Baseli, Borussia Dortmundi dhe Winterthuri.
Me Përfaqësuesen e Zvicrës, Akanji ka 73 paraqitje.