Interi ka paguar shumën e nevojshme për të aktivizuar opsionin e blerjes së Manuel Akanjit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njoftoi se procedura ka përfunduar pas shpalljes së Interit kampion i Italisë.
Interit i ka kushtuar 15 milionë euro mbrojtësi i Zvicrës.
Ai u huazua nga Manchester City dhe shpejt u bë lojtar kyç në mbrojtjen e Interit.
Me Interin, të dielën siguroi titullin e kampionit, ndërsa Akanji shpreson ta fitojë edhe Kupën e Italisë.
Në finale të Kupës, Interi luan me Lazion më 13 maj.