Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jonesi e sheh Interin fitues të Championsit

rrr

Curtis Jones nuk ka dyshim se Interi do të luftojë në të gjitha fronet këtë edicion, kurse ka insistuar se skuadra mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve. 

Mesfushori i Interit ka theksuar se diferenca me ekipet e tjera nuk është e madhe. 

Ai ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit të muskujve aduktorë.

“Po, 100 për qind Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Nëse i sheh lojtarët në aspektin e kualitetit, mund të shkojmë para dhe të shënojmë gola, asistojmë, krijojmë. Mendoj se ka lidhje dhe energji të fortë në kampin tonë. Ka gjëra të vogla që duhet t’i përmirësojmë por mendoj se diferenca me ekipet e tjera nuk është e madhe”, ka deklaruar Jones për transmetuesin televiziv DAZN të premten. 

Jonesi në verë u transferua nga Liverpooli për 30 milionë euro.