Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndombele i bashkohet Napolit

Tanguy Ndombele i është bashkuar Napolit si i huazuar për edicionin 2022/23. Kështu ka njoftuar skuadra italiane të premten gjatë ditës.

Napoli do ta ketë opsionin e transferimit të plotë të mesfushorit në fund të sezonit, ka konfirmuar Tottenhami.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori francez iu bashkua Spursit nga Lyoni për shumën rekorde prej 63 milionë funteve në vitin 2019, por nuk i përmbushi pritshmëritë e klubit. Ndombele luajti 91 ndeshje në të gjitha garat për Tottenhamin dhe ka 10 gola të shënuar.

Në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar, Ndombele u huazua te Lyoni dhe luajti 15 ndeshje gjithsej, duke kontribuuar me një gol.