Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

1,6 euro bileta për ndeshjen Shkupi – Ballkani

Klubi kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi, ka vendosur për bileta shumë të lira për ndeshjen ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Shkupi e Ballkani takohen të enjten në “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen e vlefshme për plejofin e Ligës së Konferencës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkupi, që është skuadër shqiptare, ka njoftuar që bileta për ndeshje do të kushtojë 100 denarë, që i bie 1,63 euro. Për ndeshjet evropiane, biletat në Kosovë kanë kushtuar dukshëm më shtrenjtë.

Biletat dalin në shitje prej të martës nga ora 11:00.