Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interesim i madh për ndeshjen Ballkani - Shkupi

Skuadra e Ballkanit ka postuar dy fotografi ku shihet një numër i madh i të interesuarve për bileta për duelin në mes të Ballkanit dhe Shkupit.

Ballkani e Shkupi takohen në duelin kthyes të plejofit të Ligës së Konferencës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëra nga to do të sigurojë biletën për fazën e grupeve në këtë garë të UEFA-s, që është e treta për nga rëndësia.

Ndeshja nis të enjten në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë.

Biletat në veri, jug dhe lindje kushtojnë 1 euro, në perëndim 3 euro, dhe ajo VIP kushton 10 euro.