Futboll

Ballkani nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen evropiane

Ballkani

Ballkani e nis kampanjën evropiane për këtë edicion të martën nga rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës. 

Përballë tri herë kampionit të Kosovës do të jetë skuadra malteze, Floriana. 

Ndeshja mes Ballkanit dhe Florianas luhet të martën më 22 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Skuadra suharekase ka nxjerrë në shitje biletat për këtë ballafaqim. 

Në njoftimin e së shtunës nga Ballkani, biletat në lindje do të kushtojnë tri euro, në perëndim pesë euro, kurse ato VIP do të kushtojnë 10 euro. 

Shitja e biletave ka nisur të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë, ndërsa biletat mund të blihen edhe të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë deri në orën 19:00. 

Ballkani është skuadra e vetme e Kosovës që ka luajtur dy herë në fazën grupore të Ligës së Konferencës.