Klubi kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi, ka vendosur për bileta shumë të lira për ndeshjen ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit.
Shkupi e Ballkani takohen të enjten në “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen e vlefshme për plejofin e Ligës së Konferencës.
Shkupi, që është skuadër shqiptare, ka njoftuar që bileta për ndeshje do të kushtojë 100 denarë, që i bie 1,63 euro. Për ndeshjet evropiane, biletat në Kosovë kanë kushtuar dukshëm më shtrenjtë.
Biletat dalin në shitje prej të martës nga ora 11:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Interesim i madh për ndeshjen Ballkani - Shkupi
-
Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Dinamos
-
Prej dy deri në dhjetë euro biletat për ndeshjen Ballkani – Slavia Praga
-
Kabashit i vjen keq për tifozët, ndaj Sivassporit e Slavias priten bileta më të lira
-
Ballkani nxjerr në shitje biletat online për Clujin, rrit çmimet