Skuadra e Ballkanit të enjten ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës ka njoftuar se shitja e biletave do të bëhet online, ndërsa ndeshja ndaj Clujit do të luhet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës prej orës 18:45.
Në njoftimin e Ballkanit thuhet se biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online, bazuar në rregulloret e UEFA-s. Po ashtu, ka shtuar se një person mund t’i blejë deri në gjashtë bileta.
Çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm nga ndeshjet e kaluara në Evropë. Për tribunën e veriut dhe jugut, janë nga 5 euro. Në lindje, bileta kushton 10 euro ndërsa 15 euro kushton në perëndim.
Ndërkohë, çmimi i biletave VIP është 50 euro.
Në Facebook, Ballkani ka bërë të ditur edhe procedurën e blerjes së biletave dhe ka bërë të ditur se ato janë të personalizuara.