Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani nxjerr biletat në shitje për duelin me BATE-n

Skuadra e Ballkanit ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e parë të plejofit kundër BATE Borisovit, të cilën e luan në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 24 gusht.

Të premten Ballkani, ka njoftuar se tifozët mund ti sigurojnë biletat për këtë përballje të plejofit në Ligën e Konferencës.

Çmimet e biletave, janë prej 3 eurove deri në 25 euro në zonën VIP. Po ashtu, ka bileta edhe me çmime 5 dhe 10 euro.