Skuadra e Ballkanit në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës do ta ketë përball ekipin nga Bjellorusia, BATE Borisov.
BATE u eliminua në raundin e tretë kualikues të Ligës së Evropës nga Sheriff Tiraspoli. BATE në duelin e kthimit që e luajti të enjten në shtëpi, barazoi 2:2 ndaj nga Sheriffit, ekip që kishte fituar ndeshjen e parë javën e shkuar 5:1 dhe avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 7:3.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen e parë kundër BATE-s, Ballkani do të jetë vendas.
Dueli i parë, do të luhet më 24 gusht, ndërsa ai i kthimit pas një jave.
Fituesi i këtij dueli, do të kalojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.