Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Los Angelesi zyrtarizon Balen

gareth bale, sport, futboll

Los Angeles FC ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me uellsianin Gareth Bale.

Skuadra amerikane ka zyrtarizuar transferimin e ish-futbollisti të Real Madridit. Bale ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai te LAFC është transferuar si lojtar i lirë. 32-vjeçari për faqen zyrtare të klubit ka thënë se është tejet i lumtur që do të ketë mundësinë të luajë për Los Angelesin.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar dhe mezi pres të filloj aventurën time këtu. Ky është vendi i duhur për mua”, ka deklaruar Bale.