Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shpërthen skandali në Zvicër, pas Xhakës edhe Embolo dyshohet për certifikatë false

Breel Embolo

Sulmuesi Breel Embolo nuk do të luajë në ndeshjet e ardhshme të Përfaqësueses së Zvicrës, pas publikimit të një vendimi gjyqësor lidhur me përdorimin e certifikatave të falsifikuara të COVID-19.

Embolo në vitin 2021 kishte përdorur dy certifikata të falsifikuara të testit për COVID-19. Sipas raportimeve të mediumeve zvicerane, dokumentet ishin siguruar përmes një personi të lidhur me një laborator në Basel.

Në nëntor të vitit 2025, prokuroria e Baselit e dënoi futbollistin me një dënim financiar me kusht prej 20 ditësh me nga 3 mijë franga zvicerane, në total 60 mijë franga. 

Embolo e ka pranuar vendimin dhe ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

Pas publikimit të rastit, Federata e Futbollit e Zvicrës ka vendosur që 29-vjeçari të mos i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Në të njëjtin rast është përmendur edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili gjithashtu është përballur me çështje që lidhen me certifikatat e COVID-19.