Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon 15 milionë euro për Rabiotin

Mesfushori Adrien Rabiot nuk bën pjesë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga krerët e Juventusit. Për kartonin e francezit 27-vjeçar thuhet se Juventusi po kërkon rreth 15 milionë euro, ka raportuar “Tuttosport” të hënën.

Interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur Manchester Unitedi dhe Newcastle Unitedi. Rabiot iu bashkua Juventusit para dy vjetësh si lojtar i lirë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij në dy sezonet tek ekipi italian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në edicionin 2021/22 ai pati vetëm dy asistime në 45 ndeshje të luajtura për Juventusin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.