Përfaqësuesja e Francës ka barazuar 1:1 me Italinë në ndeshjen e tretë të Grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Pavarësisht barazimit, Franca mbetet lidere me shtatë pikë. Italia e zë vendin e tretë me katër pikë.
Michael Olise e kaloi në epërsi Francën në minutën e 55-të.
Italia i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 68-të me golin që e realizoi Alessandro Bastoni.
Te Franca në minutën e 85-të u përjashtua nga loja mbrojtësi Dayot Upamecano i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.