Shitja përfundimtare e Chelseat pritet të kompletohet të hënën, pasi marrëveshja përfundimtare është arritur me konsorciumin që udhëhiqet nga Todd Boehly.
Premier League dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e ka pranuar blerjen e skuadrës për 4.25 miliardë funte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea u vu në shitje në muajin mars, para se Roman Abramovichi të sanksionohej për shkak të afërsisë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Klubi ka operuar me licencë të veçantë të qeverisë, e cila skadon më 31 maj.
“Chelsea mund të konfirmojë se është arritur marrëveshja përfundimtare me konsorciumin Todd Boehly/Clearlake Capital, për shitjen e klubit. Pritet që transaksioni të kompletohet të hënën”, ka shkruar ndër të tjera në komunikatën e “bluve të Londrës” të shtunën në mëngjes.