Një firmë amerikane e investimeve e ngarkuar me shitjen e Chelseat pret që shitja eventuale e klubit londinez mund të ndodhë deri në fund të muajit pas bisedimeve pozitive me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Qeverisë do t'i duhet të lëshojë një licencë të re që klubi mund të shitet, pasi pronari Roman Abramovich u sanksionua javën e kaluar. Qeveria lëshoi një licencë të veçantë për të lejuar klubin të vazhdojë të funksionojë pas ngrirjes së aseteve të Abramovichit, duke përmendur lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Megjithatë, sipas kushteve origjinale të licencës, klubi nuk mund të shitet.
Afati i fundit për oferta është shtyrë deri të premten, 18 mars, me më shumë se 20 palë interesuara. Çdo shitje do të duhet të plotësojë përcaktimet sipas licencës së re, e cila do të lëshohet sapo të vijë në pah një blerës i preferuar.
Të gjitha palët janë të interesuara që shitja e Chelseat të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur, duke pasur parasysh se londinezë paguajnë mbi 30 milionë euro paga mujore dhe licenca e qeverisë ka ndalur në mënyrë efektive të ardhurat nga shitja e biletave për ndeshje. E bazuar në këtë, Chelsea është në një situatë të vështirë financiare.
-
Sanksionet ndaj Abramovichit godasin rëndë Chelsean
-
Kompletohet shitja e Chelseat
-
Marrëveshja për blerjen e Chelseat kompletohet të hënën
-
Britania e kënaqur që nga shitja e Chelseat s’po përfiton Abramovichi
-
Chelsea pajtohet me kushtet për t'ia shitur klubin Todd Boehly të LA Dodgers për 4.9 miliardë euro