Shitja e Chelseat për 4.25 miliardë funte te konsorciumi i udhëhequr nga investuesi amerikan Todd Boehly është kompletuar, raporton BBC.
Klubi ishte vendosur në shitje në mars para se pronari i kaluar Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Chelsea ishte duke operuar nën një leje të veçantë nga Qeveria e cila ishte valide deri më 31 maj.
Boehly në një deklaratë ka thënë se është nder dhe dëshiron të bëjë tifozët krenarë.
Konsorciumi i tij ka luftuar me 11 rivalë seriozë për ta blerë Chelsean.
Procesi i shitjes nisi më 2 mars dhe pati mbi 250 kërkesa.
Artikuj të ngjashëm
-
Marrëveshja për blerjen e Chelseat kompletohet të hënën
-
Britania e kënaqur që nga shitja e Chelseat s’po përfiton Abramovichi
-
Chelsea pajtohet me kushtet për t'ia shitur klubin Todd Boehly të LA Dodgers për 4.9 miliardë euro
-
Chelsea mban rekordin për shpenzime në transferime
-
Abramovich: Po e lë klubin në duar të sigurta