Konsorciumi i udhëhequr nga pronari i “LA Dodgers”, Todd Boehly, pritet të jetë pronar i ri i skuadrës së Chelseat, ka mësuar “BBC Sport” të premten.
Klubi u vu në shitje para se pronari Roman Abramovich të sanksionohej për shkak të afërsisë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka nisur pushtimin e Ukrainës.
Më herët gjatë ditës së premte miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe, bëri ofertë 4.25 miliardë funte.
Por, oferta që arriti të premten në mëngjes ishte me javë vonesë pasi data e fundit e ofertave ishte 18 marsi.
Ndërkohë investitori dhe biznesmeni amerikan, Boehly, i cili ofroi 2.5 miliardë funte për klubin, ka vlerë neto të raportuar prej 4.5 miliardë dollarëve, sipas revistës “Forbes”.
është pronar i klubit të bejsbollit Dodgers, si dhe skuadrës së basketbollit të femrave, Los Angeles Sparks.
-
Chelsea pajtohet me kushtet për t'ia shitur klubin Todd Boehly të LA Dodgers për 4.9 miliardë euro
-
Kompletohet shitja e Chelseat
-
Abramovich: Po e lë klubin në duar të sigurta
-
Marrëveshja për blerjen e Chelseat kompletohet të hënën
-
Britania e kënaqur që nga shitja e Chelseat s’po përfiton Abramovichi