Juventusi dhe Angel Di Maria pritet që së shpejti ta finalizojnë kontratën e bashkëpunimit. Megjithatë, mediat italiane kanë shkruar të shtunën se janë duke u biseduar edhe detajet e fundit para se të ndodh një gjë e tillë.
“Calciomercato” ka raportuar se skuadra e elitës së futbollit të Italisë i ka ofruar argjentinasit kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo34-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje me Paris Saint-Germainin në edicionin që tashmë ka përfunduar.
Sulmuesi i krahut realizoi pesë gola dhe pati nëntë asistime.