4 perditesime
22:59

Liga e Konferencës: Roma fiton finalen e veçantë në Tiranë

Me golin e shënuar në pjesën e parë, Roma ka fituar edicionin e parë të Ligës së Konferencës.

Roma, në finalen e luajtur të mërkurën në “Air Albania”, në Tiranë, mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0. Golin e fitores e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Pjesë e Romës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla. Ai qëndroi në stol të mërkurën, por festoi me futbollistët e tjerë triumfin në Ligën e Konferencës.

Roma mbeti nga minuta e 17-të pa një prej lojtarëve kryesorë në ndeshjen finale. Për shkak të lëndimit, Henrikh Mkhitaryan u zëvendësua.

Në tribuna pati përplasje. Një tifozë i Romës është sulmuar nga disa tifozë të Feyenoordit në katin e dytë të tribunës së stadiumit “Air Albania”.

Incidente ka pasur edhe të martën dhe të mërkurën nëpër rrugët e Tiranës.

21:50

Liga e Konferencës: Roma mbyll me epërsi minimale pjesën e parë

Roma e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të finales së Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Nicolo Zaniolo (32').

Ndeshja finale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, para 20 mijë shikuesve.

21:33

Liga e Konferencës: Roma në epërsi

Nicolo Zaniolo ka kaluar në epërsi skuadrën e Romës. Ai e ndali topin me gjoks dhe me gjuajtje të saktë nga afërsia mposhti portierin e Feyenoordit.

Ai shënoi golin në minutën e 32-të.

Ndeshja finale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

GOLI: 

 

21:28

Liga e Konferencës: Lëndohet Henrikh Mkhitaryan

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka bërë zëvendësim të detyruar. Henrikh Mkhitaryan është zëvendësuar pas lëndimit të pësuar në minutën e 17-të.

Në vend të Mkhitaryanit është inkuadruar Sergio Oliveira.

Ndeshja finale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Aktualisht rezultati është baras, 0:0.

 

21:20

Përplasje mes tifozëve në “Air Albania”

Ndeshja finale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feynoordit, në Tiranë, ka nisur me përleshje të madhe mes tifozëve në tribuna.

Në pjesën pas portës, ku janë vendosur ultrasit e Feyenoordit, ka nisur sherri i madh.

Në minutat e parë, holandezët po shfaqen më të zhurmshëm në finalen e Conference League.

Pamjet mund t’i shikoni këtu./Supersport