Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Feyenoordit rrahin rëndë një qytetar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën mbrëma në Tiranë, ku nesër luhet finalja e Ligës së Konferencës në mes të Romës dhe Feyenoordit.

Tifozët e klubit holandez, Feyenoord, kanë rrahur rëndë një qytetar, kanë raportuar mediat tiranase.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Panorama Sport ka raportuar që qytetari është transportuar në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Në Tiranë tashmë kanë arritur tifozët e Feyenoordit dhe ata të Romës.

Më herët të martën, ka pasur raportime që tifozët e Romës kanë hedhur shishe qelqi dhe plastike.

Nga video të publikuara, shihet qytetari i shtrirë në tokë dhe i palëvizshëm.

"Më datë 24.05.2022, te kafe "Evropa" disa shtetas holandezë (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.  Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.