Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e siguron Carvalhon

Liverpooli e ka bërë transferimin e parë për sezonin e ri. Klubi anglez të hënën e ka zyrtarizuar mesfushorin Fabio Carvalho. 19-vjeçari te Liverpooli është transferuar nga skuadra e Fulhamit për dhjetë milionë euro.

Portugezi Carvalho me Liverpoolin ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe do t’i bashkohet klubit më 1 korrik. Carvalho ishte ndër më të merituarit që e ndihmoi Fulhamin të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm dhe te Liverpooli po shihet si përforcim i duhur për mesfushën. Sezonin e fundit, Carvalho ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat për Fulhamin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është produkt i akademisë së Fulhamit, kurse në ekipin e parë është promovuar vitin e shkuar. Carvalho, gjithashtu, ka edhe dy paraqitje e një gol të shënuar me Përfaqësuesen U-21 të Portugalisë.