Janë bërë 11 vjet qëkur Juventusi për herë të fundit e mbylli një sezon pa e fituar asnjë trofe të vetëm.
Luigi Delneri ishte trajneri që i udhëhoqi “bianconerët” drejt vendit të shtatë në ligë, ndërsa u eliminua nga Liga e Evropës në fazën e grupeve – duke përfunduar prapa Manchester Cityt dhe Lech Poznanit – dhe nga Kupa e Italisë në 1/8 e finales nga Roma.
Edicioni 2010-11 ishte i fundit për “zonjën e vjetër”, para se të dilte në “Juventus Stadium”. Në atë kohë erdhi Antonio Conte që dominoi në Itali, ndërsa Juventusi vazhdoi duke fituar nëntë kampionate rresht.
Por në vitin 2011 gjërat ishin ndryshe në botën e futbollit.
Golashënuesi më i mirë i Juves në atë sezon ishte Alessandro Del Piero me 11 gola në të gjitha garat, ndërsa e nisën kampanjën në ligë me fitoren 1:0 në Bari.
Edhe
Del Pieros i pëlqen energjia e re e Juventusit
Milani ishte kampion në Serie A, ndërsa fituesi i “tripletës”, Interi, fitoi Kupën e Italisë.
Manchester Unitedi ishte kampion i Premier Leagues dhe finalist i Ligës së Kampionëve. Mbetet paraqitja e fundit në atë fazë të garës.
Ndërkohë, Juergen Klopp e udhëhiqte Borussia Dortmundin drejt dy titujve rresht në Bundesligë. Bayern Munichu përfundoi i treti.
Schalke, që ishte rikthyer në Bundesligë, ishte gjysmëfinalist i Ligës së Kampionëve, me Manuel Neuerin në portë, kurse Man. City e fitoi Kupën FA, trofeun e parë të madh në 35 vjet.
Pep Guardiola e fitoi titullin e dytë në tre vjet në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, diçka që nuk e ka arritur që atëherë si trajner. Ekipi nga Katalonja ishte edhe fitues i La Ligas.
Edhe
Messi në listën e ngushtë të UEFA-s për futbollistin më të mirë
Jose Mourinho, që e përfundoi sezonin e parë si trajner i Real Madridit, e fitoi Kupën e Mbretit.
Lille ishte kampion në Ligue 1, ndërsa e fitoi edhe Kupën e Francës. Paris Saint-Germaini përfundoi i katërti dhe ishte vera kur u ble nga investitorët nga Katari.
Në Holandë, Frank de Boer e fitoi reputacionin si trajner i ri, duke fituar katër tituj rresht me Ajaxin në Eredivise.
Ndërkohë, 34-vjeçari Andre Villas-Boas e udhëhoqi Porton drejt suksesit në Primeira Liga, me 27 fitore nga 30 ndeshje. Po ashtu, triumfoi në Ligën e Evropës.
Edhe
Statistikat e trajnerit të Romës, Jose Mourinho, në finalet evropiane
Megjithatë, futbolli nuk ishte krejtësisht ndryshe me Lionel Messin, që e fitoi për herë të tretë “Topin e Artë”. Ai ishte duke luajtur për Barçën në atë kohë.
“Topin e Artë”, të shtatin, e fitoi në vitin 2021.