Alessandro Del Piero e ka përgëzuar ish-skuadrën e tij për energjinë e re të shfaqur në Kupën e Botës për Klube, pavarësisht se vinte nga një sezon jo i mirë.
Juventusi u kualifikua në fazën nokaut të Botërorit me format të ri, pas fitoreve ndaj Al Ainit dhe Wydadit. U mposht në ndeshjen e fundit thellë nga Manchester City, 5:2.
Trajneri Igor Tudor me Juventusin do të ballafaqohet me Real Madridin në raundin e një të tetës së finales.
“Juventusi vjen pas një sezoni jo të mirë. Ndërruan trajnerin në mesin të edicionit, diçka jo e zakontë për Juven. Paraqitja në këtë mënyrë është e mirë, ndërsa kalimi i grupit është shumë i rëndësishëm. Dhe mënyra se si ata e arritën këtë është e rëndësishme po ashtu. Duket një energji e re në fushë dhe lojtarët po bëjnë mirë, përveç ndeshjes së fundit. Unë kam qenë tifoz, lojtar, dhe jam ende tifoz i skuadrës, kështu që i uroj më të mirën ekipit tim”, ka deklaruar Del Piero në një intervistë dhënë për FIFA-n.
Del Piero i kaloi 19 vjet te Juventusi, prej vitit 1993 deri në vitin 2012. I ka shënuar 290 gola në 705 paraqitje për “zonjën e vjetër” në të gjitha garat.