Përfaqësuesja e Brazilit do të luajë ndeshje miqësore kundër Japonisë në kuadër të përgatitjeve për kampionatin botëror “Katari 2022”. Federata e Futbollit e Brazilit, të mërkurën konfirmoi se miqësorja kundër Japonisë do të luhet në Tokio, më 6 qershor.
Po ashtu Brazili ka planifikuar të luajë edhe një miqësore kundër Argjentinës në Melbourne të Australisë pesë ditë më vonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Botërorin e këtij viti Brazili bën pjesë në Grupin G së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse Brazili dhe Argjentina do të luajnë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës e paraparë të luhet në shtator, por që u ndërpre për shkak se disa prej lojtarëve argjentinas kishin shkelur protokollet e COVID-19.