Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mbetet pa Locatellin për një muaj

Skuadra e Juventusit do të jetë pa mesfushorin Manuel Locatelli të paktën për një muaj.

Ekipi nga Torino ka njoftuar të hënën për mungesën e Locatellit, i cili ka lënduar gjurin në humbjen e Juventusit nga Interi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkaku i lëndimit Locatelli u detyrua ta lëshonte fushën në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur të dielën mbrëma.

Mesfushori 24-vjeçar iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij edicioni nga Sassuolo.

Locatelli deri më tani ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.