Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha vazhdon kontratën me Xamaxin deri në vitin 2023

Lirdon Berisha e ka vazhduar kontratën me Xamaxin. Lajmi është konfirmuar nga klubi zviceran, i cili garon në kategorinë e dytë të futbollit të Zvicrës.

Berisha ka firmosur deri në verën e vitit 2023. Ai është edhe kapiten i ekipit zviceran.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I ardhur në verën e vitit 2021 nga SC Kriens, Liridon Berisha fitoi besimin e stafit dhe të mbështetësve të Xamaxit me paraqitjet dhe sjelljen e tij shembullore, duke marr edhe shiritin e kapitenit në pjesën vjeshtore. Ai luajti në të gjitha 18 ndeshjet. Xamaxi është i kënaqur të bashkëpunoj me Berishën edhe për një sezon tjetër. Ndërkaq i uron paraqitje të mira në pjesën e dytë të këtij sezoni”, shkruan në njoftimin e Xamaxit.

Berisha është 24-vjeçar dhe luan si qendërmbrojtës. Këtë sezon ka 19 paraqitje në të gjitha garat, ku ka bërë një asistim.

Të martën, Berisha është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të vitit 2021 në Challange League.