Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ishte startues te Norwich City që pësoi humbje nga West Ham Unitedi në kuadër të Premier Leagues.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Londër, u mbyll me fitoren e West Hamit me shifrat 2:0. Rashica, i cili u rikthye nga lëndimi fundjavën e shkuar, u aktivizua deri në minutën e 72-të në këtë disfatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Rashicën, kjo është paraqitja e 14 këtë sezon në kampionat, ku e ka edhe një asistim. Me këtë humbje, që ishte e 14-ta në 20 ndeshje të luajtura në Premier League, Norwichi mbetet i fundit në tabelë me vetëm dhjetë pikë të mbledhura. Ndërkohë, West Hami është ngritur në pozitën e katërt me 37 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Norwichi.