Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Norwichi fiton, Rashica as në stol

Me gol në minutën e 93-të, Norwich City ka fituar 2:1 në udhëtim ndaj Birminghamit. Ndeshja e së martës mbrëma i ka takuar kategorisë së dytë angleze.

Birminghami kaloi në avantazh në minutën e 50-të, kur realizoi Scott Hogan. Rezultatin në 1:1 e barazoi Andre Omobamidele në minutën e 63-të. Ndërsa tri pikë skuadrës së Milot Rashicës ia siguroi Onel Hernandez me golin e shënuar në minutën e 93-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Rashica nuk ishte fare i grumbulluar te Norwichi. Ai për të dytën ndeshje rresht nuk është grumbulluar fare nga trajneri i Norwichit.

Për Norwichin ishte fitoja e katërt. Ka edhe një barazim e dy humbje. Me 13 pikë mban pozitën e dytë.

Artikuj të ngjashëm