Milot Rashica e ka bërë asistimin e parë në Premier League me skuadrën e Norwichit.
Megjithatë, Norwichi të dielën gjatë ditës, u mposht në shtëpi nga skuadra e Leeds Unitedit me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 10-të në Premier League.
Rashica asistoi në golin e barazimit të skuadrës së tij në minutën e 58-të, kur nga këndi harkoi për mbrojtësin Andrew Omobamidele.
Rashica provoi të realizonte edhe me gjuajtje nga distanca nga ndërprerjet, por pa arritur ta ndryshojë rezultatin.
Reprezentuesi i Kosovës ishte titullar dhe luajti në tërë ndeshjen.
Golat e fitores për Leedsin i realizuan Raphinha dhe Rodrigo.
Norëichi mbetet në fundin e tabelës me vetëm dy pikë dhe ende nuk di për fitore sivjet. I ka realizuar vetëm tri gola ndërsa ka pranuar 25.