Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho mund ta marrë drejtimin e Evertonit

Jose Mourinho

Jose Mourinho ka gjasa të mëdha të rikthehet në Premier League. Mediumet angleze kanë njoftuar të hënën se Mourinho është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Rafael Benitezin në krye të skuadrës së Evertonit.

Benitez pritet të shkarkohet gjatë kësaj jave pas rezultateve të dobëta dhe Mourinho po shihet zgjidhja ideale nga drejtuesit e Evertonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mourinho është trajner i Romës, ekip të cilin e mori para fillimit të këtij edicioni. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2024 por nuk ka pasur rezultate të mira. Roma është e shtata në tabelë me 25 pikë, nëntë më pak se Atalanta që është në zonën e Ligës së Kampionëve. Mourinho në Angli ka qenë trajner i Chelseat dhe Tottenhamit.