Pas shkëlqimit me Salzburgun, për Erling Haalandin kishte interesim të madh nga klubet evropiane.
Por, ai vendosi që të transferohet te Dortmundi në Gjermani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPikërisht, shefi ekzekutiv i Dortmundi, Hans-Joachim Watzke, ka zbuluar se menaxheri i Haalandit, Mino Raiola kishte refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për të sjellë norvegjezin në Gjermani.
Sipas tij, oferta e Manchester Unitedi ka qenë më e mirë, por ai insiston se Raiola ka zgjedhur Dortmundin pas e ka ditur se është vend ku talentet mund të rriten shpejt.
“Oferta e Manchester Unitedit për Haalandin ishte më e mirë. Megjithatë, Mino Raiola e kuptoi se për Erlingu është më mirë të transferohet te Dortmundi. Njerëzit e vërejnë se lojtarët e talentuar bëjnë një përparim të shpejt me ne. Ky është një argument i fortë për lojtarët, prindërit e lojtarëve dhe këshilltarët e tyre. Ne nuk kemi asnjë pengesë për t’i lënë 17-vjeçarët që të luajnë”, tha Watze për “Sport 1”.
Haalandi ka shkëlqyer edhe te Dortmundi dhe vazhdon të jetë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.