Sulmuesi Erling Haaland thuhet se ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt prej 500 mijë funteve në javë.
“AS” shkruan se klubi anglez ka nisur bisedimet me menaxherin e Haalandit, Mino Raiolan, por oferta e parë e Cityt është refuzuar nga lojtari. Drejtuesit e skuadrës angleze do të tentojnë sërish për ta bindur norvegjezin të transferohet në “Etihad”.
Haalandi do të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë kësaj vere. Dortmundi për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 100 milionë euro dëmshpërblim. Për Haalandin interesim kanë shprehur edhe Barcelona dhe Real Madridi.