Sport

Haalandi refuzon ofertën e Cityt

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka refuzuar ofertën e skuadrës së Manchester Cityt. “Diario Sport” ka shkruar të mërkurën se Haaland ka refuzuar pagë vjetore prej 28 milionë eurosh, të cilën ia ka ofruar City në kontratën pesëvjeçare.

City ka kohë që po synon transferimin e Haalandit, të cilin po mundohet ta bindë që të transferohet në Premier League. 22-vjeçari ka paralajmëruar largimin në fund të këtij sezoni nga Borussia Dortmundi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Dortmundi po kërkon ta paktën 100 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë Haalandin. Pas refuzimit të Cityt, skuadrat tjera si Real Madridi e Paris Saint-Germaini po monitorojnë nga afër situatën e Haalandit. Norvegjezi këtë sezon ka shënuar 23 gola në 24 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat.