Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, është i vendosur për ta transferuar Erling Haalandin në fund të këtij edicioni.
Mediumet angleze kanë raportuar të premten se City ka vendosur t’i bëjë ofertë zyrtare Borussia Dortmundit për sulmuesin norvegjez.
Te City, janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në 150 milionë euro për ta bindur Dortmundin në lirimin e Haalandit.
Sulmuesi 19-vjeçar po shihet si përforcim i madh te City dhe trajneri Pep Guardiola është adhurues i madh i tij. Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024 dhe këtë edicion ka shënuar 11 gola në tetë ndeshje në të gjitha garat.