Manchester City e ka prezantuar sulmuesin Erling Haaland të hënën.
City ka bërë të ditur se Haalandi ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 dhe do t’i bashkohet ekipit në fillim të muajit të ardhshëm.
Haaland te City është transferuar nga Borussia Dortmundi, për të cilin ekip luajti dhe shkëlqeu në dy sezonet e fundit.
Sulmuesi 21-vjeçar ka thënë se ndihet krenar që do të jetë pjesë e Cityt dhe ka paralajmëruar se do ta ndihmojë ekipin të fitoj trofe.
“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen tim. Gjithmonë e kam përcjellë Cityn, pasi më ka pëlqyer si ekip. Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist”, ka thënë Haaland, i cili ka lavdëruar edhe trajnerin Pep Guardiola.