Pas shkëlqimit me Salzburgun, për Erling Haalandin kishte interesim të madh nga klubet evropiane.
Por, ai vendosi që të transferohet te Dortmundi në Gjermani.
Pikërisht, shefi ekzekutiv i Dortmundi, Hans-Joachim Watzke, ka zbuluar se menaxheri i Haalandit, Mino Raiola kishte refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për të sjellë norvegjezin në Gjermani.
Sipas tij, oferta e Manchester Unitedi ka qenë më e mirë, por ai insiston se Raiola ka zgjedhur Dortmundin pas e ka ditur se është vend ku talentet mund të rriten shpejt.
“Oferta e Manchester Unitedit për Haalandin ishte më e mirë. Megjithatë, Mino Raiola e kuptoi se për Erlingu është më mirë të transferohet te Dortmundi. Njerëzit e vërejnë se lojtarët e talentuar bëjnë një përparim të shpejt me ne. Ky është një argument i fortë për lojtarët, prindërit e lojtarëve dhe këshilltarët e tyre. Ne nuk kemi asnjë pengesë për t’i lënë 17-vjeçarët që të luajnë”, tha Watze për “Sport 1”.
Haalandi ka shkëlqyer edhe te Dortmundi dhe vazhdon të jetë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.