Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pati mundësinë ta transferonte Haalandin

Erling Haaland edhe zyrtarisht i është bashkuar Manchester Cityt, por Juventusi ka mundur ta transferonte yllin norvegjez në vitin 2017, kur ai e shikoi një ndeshje në “Allianz Stadium”, ka shkruar të mërkurën “football-italia”.

Ylli i Dortmundit pati kontratë me Molden në atë kohë, por kishte marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Juventusi ishte në kontakt me menaxherin, të ndjerin Mino Raiola, dhe e ftoi sulmuesin dhe babanë e tij ta shikonin një ndeshje në stadium.

Ishte lojtar i panjohur për shumë tifozë të futbollit, por fotografia e tij me fanellën e Juventusit u bë virale.

Juventusi ishte gati të paguante 4 milionë euro për shërbimet e tij, por ai nuk e pranoi pasi “zonja e vjetër” planifikonte ta dërgonte atë te skuadra U23, që luan në rangun e tretë të futbollit italian.