Sport

City ka diskutuar për kërkesat personale të Haalandit

Manchester City e ka arritur marrëveshjen për ta transferuar Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi këtë verë, ka shkruar të shtunën “Daily Mail”.

21-vjeçari ka klauzolë lirimi prej 63 milionë funteve, e cila mund të aktivizohet këtë verë, ndërsa shumica e klubeve të mëdha evropiane janë në kërkim të shërbimeve të tij.

City thuhet se ka diskutuar për kërkesat personale të sulmuesit norvegjez, ndërsa e ka vetëbesimin se marrëveshja pritet të përfundohet së shpejti.

Haaland në 20 ndeshje ka shënuar 23 gola e gjashtë asistime.